Mbrëmjen e sotme, në një intervistë për “Opinion” kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se deklarata e Edi Ramës se i ka kërkuar në tavolinë pushtetin është një shpifje.
Pjesë nga intervista:
I keni kërkuar Ramës, si me gjysmë zë, po sikur të ndajmë pushtetin herë unë herë ti, si mund t’ia kërkosh?
Duhet ta bëj të qartë që është mashtrim, idiotësi logjike. Është një mashtrim i njeriu që nuk ka as vullnet dhe as qëllimin të mirëqeveris, as të bëjë sikur po qeveris, është vënë në një fushatë të ethshme kundër opozitës. Ka një qëllim kjo fushatë… zbulon derexhenë që është katandisur kjo qeverisje, do të godasë besueshmërinë e opozitës, duke goditur opozitën në çdo rast, duke thënë se i kam kërkuar pushtetin.
Pse mos ta besoj?
Beso çfarë të duash, pushteti në tavolinë nuk kërkohet as merret…
Diskutime rreth kësaj post