Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor. Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për check-up, kreu i qeverisë në një postim në Facebook tregon se ai është totalisht falas.
Në videon e postuar, Rama është vetë pacient ku i bëhen pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën e gjatësinë. Nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.
Në vizitën e poliklinkën nr. 9 mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post