Grida Duma duket se e ka humbur rrespektin për paraardhëset e saj në Partinë Demokratike të cilat kanë dhënë një kontribut disa vjeçar për këtë forcë politike.E ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel, deputetja është vendosur në dilemë për të zgjedhur disa nga personazhet më të njohura brenda kësaj partie.E pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, Grida tha se nuk mendon fare për to, sepse e quan humbje kohe.
“Pse duhet domosdoshmërisht të mendoj për to?
Nuk mendoj fare, absoolutisht.
E kam quajtur humbje kohe, jo sot por gjithmonë”, u shpreh Grida për dy ndër figurat më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post