Përpjekja e kryeministrit grek, Aleksis Cipras që ta tejkalojë përçarjen në kabinetin e tij, në seancën e të martës ka shkuar në drejtimin më të keq të mundur, kur pas grindjes së ashpër të ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, ky i fundit ka dhënë dorëheqje, njofton Portalb.mk.
Sipas gazetave greke, në grindje janë përmendur paratë e zeza të fondeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Por, “para të zeza” ose fonde të fshehta, kanë edhe Ministria e Mbrojtjes dhe ministri tjera.
Mjetet, ministrat mund t’i marrin sipas vullnetit të tyre, duke mos i dhënë llogari askujt dhe të gjitha pa ndonjë dokumentacion. Me ato para mund të financohen persona ose organizata për mbrojtje të sigurisë nacionale, por edhe për lobim të informatave në vendet e huaja, për dhënie të honorarëve gazetarëve të huaj dhe për misione të ndryshme të fshehta.
Deri më tani, Kuvendi grek ka kontroll vetëm ndaj këtyre fondeve në MPJ, në bazë të angazhimit të Koxiasit në fillim të vitit të kaluar.
Në vitin 1989-1993, është shkruar se nga fondet e fshehta në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, asokohe të udhëhequr nga Antonis Samaras, disa gazetarë grekë kanë përfituar 130 milionë dollarë që ta promovojnë “karakterin grek të Maqedonisë”.
“Të gjitha mjetet janë në qese të zeza të plastikës, ngjajnë me qeset e mbeturinave. Aty asnjëherë nuk ka kontroll, gjithmonë pagesa ishte në të gatshme. Paratë kryesisht janë për propagandë të emrit të Maqedonisë, por në vend që të shkojnë jashtë vendit, kjo propagandë është e drejtuar brenda, drejt vendit tonë”, tha Micotakis dhe foti komisionin të sqarohen për këtë çështje.
Samaras u ndërrua në vitin 1992 si ministër i Punëve të Jashtme nga ana e kryeministrit të atëhershëm Micotakis, i cili askokohe e ka marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Hetimi ka mbaruar pa përfundime. Samaras publik ka pranuar se shuma të mëdha të parave u janë paguar botuesve, gazetarëve, madje edhe autoriteteve lokale, duke shtuar se të gjitha paratë janë shfrytëzuar për “qëllime të dobishme nacionale”.
Në seancën e së martës, ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, jo vetëm që ashpër e ka sulmuar kolegun e tij Koxias për keqpërdori të “parave të zeza”, por edhe e ka akuzuar se nga miliarderi dhe financuesi, Xhorxh Soros, ka marrë 50 milionë euro për “shtytje” të Marrëveshjes së Prespës. Pastaj Kamenos, e ka akuzuar edhe gazetën “Efimerida ton sindakton” (“Efsin” se ka marrë para nga Soros.
Ashtu siç shkruan “Iefimerida”, Koxias gjatë kohë është në shenjë të sulmeve të Kamenosit, i cili është thirrur në publikime gazetareske se Xhorxh Soros, e shtyn Marrëveshjen e Prespës, duke financuar politikanë, biznesmenë dhe gazetarë. Kamenos në një intervistë për transmetuesin publik ERT e ka akuzuar gazetën se financohet nga Soros që ta nxijnë reputacionin e tij dhe të shkruajnë pozitivisht për Marrëveshjen e Prespës. “Efsin”, i është përgjigjur me kryefaqe me fotografi të Kamenosit dhe titull “Kokëforti thithës” dhe “I mbuluar dhe jo-normal, e vazhdon luftën kundër informimit të pavarur”, transmeton Portalb.mk.
Në vizitën në Uashington, Kamenos ka propozuar marrëveshje mbrojtëse mes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe ndoshta Shqipërisë si alternativë të Marrëveshjes së Prespës, por edhe pas akuzave serioze, Koxias në seancë qeveritare të martën ka vendosur që drejtpërdrejtë t’i përgjigjet, pa u konsultuar paraprakisht me Ciprasin.
Ashtu siç shkruan “Iefimerida”, Koxias e ka sulmuar Kamenosin për Planin B për “Shkupin”, duke thënë se është i rrezikshëm edhe për Qeverinë dhe për Greqinë dhe ka porositur se patjetër duhet që të vendos kontroll ndaj parave të fshehta të të gjithë ministrive. Shefi i diplomacisë greke ka thënë se në vitin 2016 ka formuar komision që i ka kontrolluar fondet e fshehta të MPJ-së dhe e ka ftuar Kamenosin që të krijojë fonde të fshehta edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes Kamenos ka eksploduar dhe ka bërtitur aq fuqishëm saqë të pranishmit janë shokuar, ndërkaq grindja mes ministrave ka zgjatur 10 minuta. Lideri i “Grekëve të Pavarur” e ka akuzuar Koxiasin se po e “shtyn” Marrëveshjen e Prespës me 50 milionë dollarë të marra nga Soros, se është i përfshirë në allverëzime me viza dhe se i keqpërdor fondet e fshehta të MPJ-së.
Kryeministri grek Cipras nuk ka marrë anë dhe është përpjekur që t’i qetësojë duke porositur se punët duhet që të ndalohen dhe të ndalojnë grindjet. Atëherë, Koxias i ofenduar nga sulmet e Kamenosit dhe i dëshpëruar që nuk është mbrojtur nga Cipras e ka lëshuar seancën dhe është larguar nga MPJ.
Sipas “Efsin”, Koxias është nervozuar që Cipras grindjen e ka paraqitur si konflikt personal mes dy ministrave.
Shkurt më pas, ai ka shkuar në kabinetin e presidentit Prokopis Pavllopullos, e ka informuar se do të japë dorëheqje, dhe ka folur për pasojat juridike nga vendimi i tij për Marrëveshjen e Prespës.
Megjithatë, sipas “Efsin”, është e mundur që Kamenos të mos japë dorëheqje nga pozita e deputetit.
Diskutime rreth kësaj post