Nga Ismet Drishti.
Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale të cilat rezultonin të paregjistruara. Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikëqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA. Siç e shikoni në faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.
Nëse fjala ime I djeg dikujt dhe kërkon t’i bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyej dot!
Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson, unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti I shtetit qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambientet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Washington!
Zoti Kryeministër, ish shoku im i fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojen pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që I vine rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!
Nëse humori im te dhëmb Ty ose bashkëpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!
Unë jam gati të më bëhet vetting, po ti a je?
Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!
Ish shoku yt i fakultetit
I varur veç nga Zoti
Diskutime rreth kësaj post