Sot (e enjte, 18/10/2018) ministri brendshëm Fatmir Xhafa doli në një konferencë shtypi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Federale Gjermane, Diter Romann. Si protokoll duhej të dilte Ardi Veliu, homologu shqiptar për kreun gjerman të policisë, por dalja e vetë ministrit shqiptar si dhe mbyllja e konferencës me të duke thënë gazetarëve se “Këto ditë mbani veshët hapur dhe telefonat në punë se do keni lajme…!”, tregon se diçka e madhe po “piqet” në zyrën e ministrit Xhafaj. Dhe këtë e tha përkrah numrit një të policisë gjermane, i cili kur ia përkthyen se ç’tha ministri në fund të konferencës së shtypit, tha duke qeshur “Po, Po!”.
Ministri Fatmir Xhafaj, ndonëse po sulmohet nga opozita dhe nga fijet mediatiko-socialiste brenda mazhorancës, ishte i qeshur. Fatmir Xhafaj nuk është aktor si Edi Rama, por serioz në punën e tij. Themi “aktor” në sensin që kryeministri Rama edhe kur është në pozitën me të dobët gjen mënyrë për të bërë humor, batuta, etj. Ndërsa ministri Xhafaj e tha në fund, pasi e kishte llogaritur mirë krejt mizaskenën e konferencës së shtypit.
“Këto ditë mbani veshët hapur dhe telefonat në punë se do keni lajme…!”– tha Fatmir Xhafaj. Natyrisht që një ministër të paralajmëroj me kaq nënqeshje vetëm lajme policore, nuk besohet se ul integritetin e tij. Ato janë punët e policisë së Ardi veliut. Ministri Xhafaj me siguri di diçka të madhe, të cilën e mban në sirtar dhe do të godasë, në kordinim me gjermanët.
Pikëpyetjet janë që do të jetë diçka e re në lidhje me dosjen e Xibrakës, ku janë përzier politikanë dhe njerëz shumë influentë në qeveri apo ai ka diçka të re, ku patjetër dalin pushtetarë, politikanë dhe njerëz të rendësishëm të bar-kafeje në Ish-Bllok?
Nëse do jetë lajm thjesht policor, nuk ia vlen të mbajmë telefonat hapur zoti Ministër!
Diskutime rreth kësaj post