Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, është shprehur se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madhi, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e qeverisë duke nisur nga rritja e pagave. Rama tha se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.
“Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët”.
Diskutime rreth kësaj post