Një burri i është thënë se nuk mund të shkonte në një darkë për ditëlindjen e befasishme për gruan e tij në një restorant luksoz – sepse këpucët e tij prej 340 euroshe nuk ishin “të duhurat” për një klient të një restoranti të tillë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael Farrell, 27 vjeç, kishte prenotuar për një paketë të veçantë festimi gjashtë muaj më herët për t’u siguruar që udhëtimi romantik Me Keelie dhe Marbella, Spanjë, të ishte i përsosur.
Ai e rezervoi në restorantin e Olivia në La Cala.
Por, pak ditë para se të shkonin atje, ai ishte pyetur për veshjen të cilën kishte planifikuar të kishte gjatë mbrëmjes.
Kështu, ai ua dërgoi fotografinë, në të cilat ishin edhe ato të këpucëve.
Dhe për fatin e tij të keq, udhëheqësit e restorantit kishin vlerësuar se këpucët nuk ishin të duhurat, për çka edhe i është anuluar rezervimi.
“Për fat të keq, këpucët në fotografi, sipas politikës së kodit të veshjes të restorantit, klasifikohen si atlete. Me keqardhje ju njoftojmë se nuk mund të bëni rezervimin në fjalë”.
Diskutime rreth kësaj post