Seriali “Nusja nga Stambolli” është një nga serialet më të ndjekur në Shqipëri. Megjithatë, ndoshta pak prej jush e dinë se ngjarjet në këtë serial janë frymëzuar nga historia e vërtetë e një këngëtareje dhe një biznesmeni nga Bursa. Ulku Ust Sarpkan ishte një vajzë e talentuar nga Stambolli e cila pasi zbuloi pasionin e saj për muzikën, nisi të merrte mësime me muzikantë të njohur në Turqi. Më pas, ajo mori pjesë në konkurse të ndryshme ku në njërin prej tyre fitoi vendin e parë mes 800 pjesëmarrësve. Që nga ai moment, Ulku u bë e njohur në të gjithë vendin.
Më vonë, ajo u bë vokaliste e një prej bandave muzikore më të famshme në Stamboll të quajtur “Beyaz Kelebekler”. Teksa këndonte me bandën e saj, Ulku Ust (personazh i interpretuar nga Asli Enver me emrin në serial Syreja) njihet me një biznesmen nga Bursa, i cili quhej Ali Sarpkan (interpretuar nga Ozcan Deniz apo Faruk). Të dy njihen me njëri-tjetrin dhe në vitin 1975 u martuan. Tashmë jeta për Ulku bëhet shumë e vështirë. Ajo është “nusja e padëshiruar” e familjes. Vjehrra e saj është një grua me principe, por shumë pranë personazhit të Esmasë nga “Nusja nga Stambolli”.
Pasi nis të jetojë në Bursa, Ulku detyrohet të heq dorë nga muzika dhe ëndrrat e saj. “Unë e doja shumë atë dhe e dua ende. Jemi bashkë për shume vite, kemi një familje të bukur por kur hoqa dorë nga muzika u ndjeva shumë keq.” – është shprehur Ulku. Pas zhvendosjes në Bursa, ajo hapi një dyqan rrobash dhe ende merret me këtë biznes.“Në sezonet e ardhshme, do të përdoren shumë detaje nga jeta ime” – ka përfunduar Ulku.
Diskutime rreth kësaj post