Pas Volkswagen, Audi, Daimler dhe BMW, edhe Opel përfundon në syrin e ciklonit të drejtësisë gjermane, duke e zgjatur listën e prodhuesve të automjeteve të përfshirë në skandalin Dieselgate.
Në të njëjtën ditë, shtëpia e automobilave në Ruesselheim ka marrë dy goditje: në mëngjes Prokuroria ka autorizuar një kontroll në selinë tregtare, ndërsa pasdite autoritetet kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të 100.000 automjeteve.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Transportit të Gjermanisë, duke iu referuar modeleve të makinave me naftë, të cilëve dyshohet se u është instaluar një softuer për të trukuar shkarkimet e gazrave, raporton Respublica.
Në gjithë Europën mendohet se janë 95 000 mjetet e përfshira në këtë skanda, në veçanti modelet “Zafira”, Cascada e Insignia.
Selitë e Opelit në Russelheim dhe Kaiserslautern iu nënshtruan sot kontrolleve nga 33 zyrtarë publikë të koordinuar nga Prokuroria e Frankfurtit.
“Po hetojmë për mashtrim lidhur me hedhjen në treg të makinave diesel me softuer që manipulon vlerat e shkarkimit të gazit”, ka konfirmuar prokurorin Nadja Niesen në Handelsblatt.
Hetimi e ka origjinën në vitin 2015, kur për herë të parë Zyra Federale, në Departamentin e Ministrisë së Transportit, urdhëroi kontrollet e para.
Në fillim të vitit 2018, kjo zyrë ka autorizuar kontrolle, por ato janë shtyrë disa herë ëpr arsye teknike.
Opel, që është blerëë një vit më parë nga grupi francez PSA –ngul këmbë se makinat e saj janë në përputhje me rregulloret. ”Në këtë moment nuk mund të komentojmë detajet që kanë të bëjnë me hetimin në vazhdim – pohon në një deklaratë të Opelit – Kompania po bashkëpunon me autoritetet.
Opel thekson se automjetet e tij janë në përputhje me normat dhe ligjet në fuqi”.
Diskutime rreth kësaj post