Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Adnan Xholi. Ky i fundit është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2013. KPK tha se vlerësimi për Adnan Xholin është bazuar në tre shtyllat e Vettingut, dhe ka rezultuar se nuk ka cënuar besueshmërinë e publikut, nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka fshehur pasurinë.
Rikonfirmimi në detyrë për prokurorin Xholi ishte i pritshëm, pasi në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk gjeti shkelje.
Prokurori Adnan Xholi rezulton se ka një apartament 107 m2 me vlerë 50 mijë Euro, një makinë tip “Benz” me vlerë 4 mijë Euro si dhe kursime të bashkëshortes me vlerë rreth 2 milionë e 500 mijë Lekë.
Në seancën dëgjimore të disa ditëve, u theksua se për apartamentin Adnan Xholi ka deklaruar si burim të ardhurash kredinë dhe një hua 5 mijë Euro./tvklan
Diskutime rreth kësaj post