Një nga argumentet më të forta që dha avokati i Albert Veliut në seancën në gjykatën në Prishtinë për vlerësimin e arrestimit, ishte se klienti i tij u ndalua pa një urdhër-ekstradimi nga autoritet shqiptare. Por, edhe nëse vjen një kërkesa e tillë, gjë që pritet të ndodhë ditët në vijim, Tom Gashi thotë se nuk beson së, “Babalja” do të arrestohet dhe as ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Kosova nuk besoj se do të jetë shtet që i shkel të drejtat ndërkombëtare të personave që kërkojnë azil dhe unë nuk besoj se ky në një periudhe kohore deri sa të jete në fazën e kërkimit të azilit që do ketë, do kenë autoritetet e Shqipërisë sukses që ta ekstradojnë në Shqipëri, sepse ky deklaron që për shkak të aferës që është krijuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij nga partitë me të mëdha në Shqipëri ,jeta e tij mund të jete e rrezikuar”, tha Gashi për emisionin “Open” në Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post