Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti mbrëmë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve në Izrael, ku u mund me rezultatin 2-0.
Përveç humbjes, transferta izraelite zbulon një mashtrim të madh të Kryeministrit, Edi Rama, i cili krekosej duke deklaruar se Kombëtarja do të udhëtonte me “Air Albania”.
Kreu i Qeverisë në një postim në “Instagram” shkruante: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.
Por në fakt është Aeroporti i Izraelit që nxjerr blof Ramën, pasi kuqezinjtë udhëtuan me “Turkish Airlines”.
Avioni që udhëtoi Kombëtarja shqiptare është marrë me qira, si carter normal, edhe pse Rama tha që do ishte “Air Albania” apo siç e quajti ai, “Lasgushi”, transportuesi i kuqezinjve në Izrael.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post