Këtë të hënë në Parlamentin Europian në Bruksel pati një përplasje mes opozitës e maxhorancës në lidhje me prezencën e numrit dy të PS-së Taulant Balla, çka bëri që anëtarët e opozitës të braktisnin mbledhjen e komisionit të përbashkët ndërparlamentar Shqipëri- Be.
Pak orë më vonë Taulant Balla njoftoi se është miratuar Deklarata Përfundimtare e Stabilizim Asociimit Shqipëri= Be, ku kjo e fundit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me familjen evropiane.
Pas këtij lajmi ka reaguar dhe PD e cila përmes deputetit Genc Pollo, I pranishëm dhe në mbledhjen në Bruksel. Pollo u shpreh se PD ka dorëzuar memo sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut e të ligjit që të diskutohet për luftën kundër krimit, korrupsionit e drogës, në prezencë të një personi të akuzuar nga opozita për të tilla shkelje.
DEKLARATA:
Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla.
Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.
Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajnë aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.
Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuroria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve
Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste Bego, Beço, Rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.
Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zënë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë
Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.
Balla është problemi i radhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!
Memorandumet do të bëhen publike nga BE në ditët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post