Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha asgjë për lojërat e fatit online.
Siç dihet e vetmja kompani e liçensuar online për lojërat e fatit në Shqipëri, është kompania ku aksioner është dhe vëllai i kryeministrit Rama. Pikërisht për këtë arsye Nisma Thurje ka paralajmëruar shqiptarët se Rama nuk ka si qëllim të shërojë këtë plagë sociale tek shqiptarët, siç është bixhozi, por thjeshtë po kërkon që të gjitha paratë e tyre t’i marrë dhe t’i transferojë jashtë vendit dhe më pas ti ndajë ato me miqtë e tij.
Ja çfarë shkruan Nisma Thurje:
SHIKO VIDEON
SHPËRNDAJE
BASTARDENA
E GJITHË VËMENDJA TE XHEPAT TUAJ!
Edi Rama nuk po mbyll lojrat e fatit, por po I transferon ato te miqtë e tij. Mbas ligjit fshihet një tjetër koncesion/monopol I cili synon të tranferojë miliardat e bixhozit në vetëm një kompani të quajtur BastArena, e cila do të paguajë shumë më pak taksa dhe paratë do I cojë jashtë Shqiperisë.
Kjo nuk është një reformë e as bëhet për të zhdukur efektet e bixhozit por thjesht dhe vetëm për të krijuar një tjetër monopol, siç u bë me incenerimin e plehrave, me koncesionin e Check-Up, me atë të rrugëve, të kioskave, të laboratorëve etj.
Nëse nuk reagojmë, kjo aferë do na rrezikojë të gjithëve dhe vendi rrezikon të shndërrohet në një arenë gjigande kumari.
SHPËRNDAJE NËSE JE DAKORD!
Video:
Diskutime rreth kësaj post