Si sot katër vite më parë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luante kundër Serbisë në Beograd, një ndeshje që kurrë nuk ishte ndeshje futbolli pasi që pa filluar takimi lojtarët kuq e zi u përballën me kore rraciste.
Takimi u ndërpre në minutën e 41, pasi në fushë u hodhën disa lëndë plasëse që kishte që nga fillimi që hidheshin. Po në atë moment pas disa sekondash shfaqet në qiell flamuri i Shqipërisë së madhe me mbishkrimin “Authochthonous”, vepër e Ismail Morinës.
Pas shfaqjes së flamurit tifozët vendas futen në fushë dhe sulmojnë fizikisht lojtarët e kombëtares tonë. Kryesori i takimit Atkinson vendos që takimi nuk mund të luhet më.
Në përfundim të gjithçkaje edhe pse fillimisht ishte shumë e vështirë, Shqipëria mori tri pikët në tavolinë, tri pikë që ishin mjaft të rëndësishme në kualifikimin tonë në evropianin e Francës “Euro 2016”.
Por sot pas katër vitesh, heroi i atij droni IsmailMorina ose Ballist Morina ndodhet në burg.
Video:
Diskutime rreth kësaj post