I harruar prej të afërmve e kalon shumicën e kohës me lot në sy në pritje të një telefonate prej tyre. Një telefonat e cila mungon prej vitesh. Kjo është drama e hidhur e një prej të moshuarve që jeton në azilin e pleqve të Fierit.
Gazetari Enrik Mehmeti, i News 24 shkruan në facebook: E gjeta të ulur në rrugë në hyrjen e azilit dhe e pyeta nëse nuk ndihej mirë por mu përgjigj që më mirë të kishte dhimbje nga sëmundje se sa dhimbjen që kishte në shpirt.
E ftova për drekë aty pranë për të lehtësuar sado pak vetminë e tij dhe për të mësuar diçka nga drama që shkaktojnë lotët me ngashërim te ai.
Më tregoi se prej shumë kohësh askush nuk kujtohej as për një telefonatë,as niprit e tij të cilët e telefononin deri disa kohë më parë.
“Më mirë të vdisja se sa të vuaj kështu. Asnjë nuk kujtohet për mua”- më tha, përpara kësaj videoje që e regjistrova me shumë si një mesazh dedikuar të gjithë atyre që braktisin familjarët e moshuar, shkruan gazetari Mehmeti.
Video:
Diskutime rreth kësaj post