Mbrëmjen e djeshme i pranishëm në emisionin televiziv, “Shiko kush luan” ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Gjatë lojës së bërë në këtë emision Blendit i duhej të zgjidhte një personazh që do të mbyste në det.
Në ekran për Klosin u shfaqën dy deputetet e PD-së, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, për të cilat tha se do ishte hedhur vetë në det, sepse i ka shumë mike dhe i do të mirën.
“E mendova përgjigjen para se të dilnin fotot, e dija që ishin dy femra por jo dy kolege që i kam edhe shumë mikesha. I dua të mirën padyshim. Të dyja në atë ishull të mbytem vetë, nuk ka asnjë problem. Do isha hedhur vetë në det, nuk zgjidhja asnjërën nga të dyja. Le të jetojnë në ishullin”, tha Klosi duke refezuar edhe pikët.
Diskutime rreth kësaj post