Jo pak herë e kemi parë kryeministrin Rama të tensionuar dhe të nxehur para mediave.
Por a shan kryeministri Rama?
Këtë pyetje i ka drejtuar moderatorja Luana Vjollca ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit Blendi Klosi, të cilin mbrëmjen e djeshme e pati të ftuar në spektaklin “Shiko kush luan”.
“Cila është sharja më e rëndë që ke dëgjuar të thotë Rama kur është me nerva?”, ka qenë pyetja e Luanës, ndërsa ministri është përgjigjur: “Të të vijë rëndë, të të vijë”.
Por me këtë përgjigje ministri nuk e fitoi sfidën pasi nuk u duk e besueshme.
Sakaq, Klosi ka këmbëngulur se kryeministri nuk shan. “Nuk shan, kur nuk shan, nuk shan. Po e vërtetë që nuk shan”, ka thënë ministri, ndërsa publiku ka shpërthyer në të qeshura.
Diskutime rreth kësaj post