Ditën e djeshme ish- kryeministri Sali Berisha shkroi se kreu aktual i ekzekutivit Edi Rama kishte blerë një këmishë 25 mijë dollarë në Nju Jork.
Pas kësaj reagoi vetë Kryeministri Edi Rama i cili shkruan se do të çojë në gjykatë ish-kryeministrin Berisha nën akuzën e shpifjes.
“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!
Kjo shpifje do shkojë në gjyq.”Hugo Bossi” im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë.
Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopsht”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post