Khabib Nurmagomedov është sportisti më popullor momentalisht. Pasi arriti të triumfonte në UFC 229 në Las Vegas përballë Conor McGregor, rusi doli jashtë oktagonit për ta sulmuar stafin e irlandezit.
Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët (1.74 milion euro) e Khabibit.
Ky do të ishte një dënim për rusin pasi ishte iniciator për eskalimin e situatës në Las Vegas.
Por tani Khabibit i ka ardhur një ofertë e mirë financiare, pasi është rep këngëtari i famshëm 50 Cent që po ia ofron dy milionë dollarë.
I️ think it’s wrong what the UFC is doing to Khabib, they didn’t do the same thing to McGregor. I’ll pay 2 million cash tonight if he will fight for me at Bellator. pic.twitter.com/K7QYxR4IHI
— 50cent (@50cent) October 13, 2018
Këngëtari i famshëm është aksionar në Bellator, gara e dytë më e famshme në MMA pas UFC-së.
“Mendoj se është e gabuar kjo që UFC është duke i bërë Khabibit, pasi ata nuk ia bënë të njëjtën gjë edhe McGregorit”.
“Do t’ia paguaj menjëherë dy milionë në dorë sonte nëse ai lufton për mua në Bellator”, ka shkruar 50 cent në Twitter.
Rusi Khabib Nurmagomedov nuk ka vonuar dhe menjëherë iu është kundërpërgjigur reperit amerikan.
“Vetëm ma dërgo lokacionin”, ka shkruar Khabib, ndërsa 50 cent i ktheu përgjigje se është në New York dhe se do t’ia dërgonte një avion për ta marrë.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post