Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë vizitës së 3 familjarëve të viktimave në Mat.
Ngjarjet e fundit në vend, ku vetëm në një ditë janë shënuar 5 viktima, kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Ka qenë kjo pyetja drejtuar Bashës. Kreu i demokratëve u pyet nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje.
Ndërsa Basha tha se është i gatshëm të bëjë referendum mbi këtë çështje.
Përgjigja e Bashës:
Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?
Basha: Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë. Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.
Diskutime rreth kësaj post