Deputeti i PD, Ervin Salianji, reagoi përmes një postimi në rrjet ndaj kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit akuzat ndaj tij janë shpifje dhe të hënën do të depozitojë në gjykatë një padi.
“Lidhjet me krimin nuk i fshihni dot me fotomontazh!
Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!
E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?
07.09.2013, ora 11.54
08.12.2014, ora 12.23
26.12.2014, ora 08.54
26.12.2014, ora 16.31
28.11.2016, ora 21.18
10.10.2016, ora 23.39
06.09.2016, ora 13.12
28.11.2016, ora 10.34
10.10.2016, ora 06.36
23.10.2017, ora 12.42
24.10.2017, ora 22.25
19.03.2018, ora 17.42
20.03.2018, ora 18.07
26.04.2018, ora 17.43
Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!
Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!”, shkruan ndër të tjera Salianji.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post