Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.
Vasili shkruan se ajo ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e Kryeministrit Rama.
Në një kohë që mbi Ramën rëndojnë dy padi të pakapërcyeshme, Marku nuk guxon ta thërrasë dh eta procedojë atë, shkruan Vasili.
Ja postimi i plotë i tij në Facebook:
Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.
Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit.
Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.
Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.
Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….
Diskutime rreth kësaj post