Khabib Nurmagomendov arriti të merrte një fitore të merituar përballë kundërshtarit të tij, Conor McGregor, në atë që u quajt “dueli i shekullit”.
Luftëtari çeçen arriti të fitonte pas katër raundeve, por pasi përfundimit të duelit ai kapërceu ringun dhe filloi përleshjen me skuadrën e irlandezit.
Ndërsa nga kjo situatë kaosi kanë përfituar edhe pjesëtarë të skuadrës së Khabibit të cilët futen në ring dhe godasin McGregorin, i cili u kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë.
Ndërsa një hetim kishte filluar nga UFC-ja në lidhje me këtë çështje, tani ka dalë edhe vendimi zyrtar.
Që të dy lojtarët do të pezullohen përkohësisht nga ky sport.
Të dy luftëtarët nuk do të kenë të drejtën të garojnë për 10 ditë dhe ky dënim fillon nga 15 tetori, në pritje të seancës dëgjimore më datën 24 tetor.
Shkalla e dënimit përfundimtar do të varet nga seanca dëgjimore mirëpo në skenarin më të keq Khabib dhe McGregor mund të dënohen përgjithmonë nga UFC-ja.
Diskutime rreth kësaj post