Franca është e vendosur: Nuk ka BE për Shqipërinë, problem korrupsioni dhe kanabis
Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë. Gazeta Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik. Gazetari Matt Drake shkruan se “Në qershor, Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”. “Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend evropian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria. “Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet evropiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”. Shqipëria ende është pa Gjykatë Kushtetuese, ende nuk janë ngritur institucionet e reja të Drejtësisë, sikurse SPAK dhe BKH, të cilat do të jenë prokuroria dhe gjykata speciale për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin e zyrtarëve të larë, dhe pa plotësuar këto reforma deri në qershorin e 2019-s, të cilat janë kushtëzuar nga BE në 28 qershor 2018, është e qartë se për Shqipërinë nuk do të ketë dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Gazetarët gjermanë: Kryeministri Rama më shumë bërtet, sesa flet
Edi Rama ka ftuar në Tiranë, një grup gazetarësh gjermanë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, me qëllim për të ndihmuar në çeljen e negociatave. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët kanë ikur me përshtypje negative nga Shqipëria. Gazeta “Hannoversche Allgemeine”, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin, duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama. “Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet”, – shkruan gazeta. Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët. “Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,” shkruan gazeta. “Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Evropë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë. Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve evropiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54 mijë shqiptarë kërkuan azil këtu. Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport’.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post