Nga Marjana BULKU
Shëndeti është çështje e përbashkët e çdo moshe dhe e çdo kohe ku distancat nuk të pengojnë të kërkosh shpresën aty ku ajo mungon, ta ndërtosh shpresën pikërisht atëherë kur ajo të nevojitet më shumë se gjithçka. Janë këto motivet që kanë nxitur Ina Farkën drejt projektit C.U.R.E Support Hospitals in Dibra Albania që përveçse një kontribut konkret në fushën e përkujdesjes shëndetësore është një thirrje për vëmendje e kujdes, trajtim dhe investim duke investiguar nevojat emergjente të spitaleve në Shqipëri e më pas duke u plotësuar ato me investime konkrete. Kavaja dhe Dibra përkatësisht në zemër të Shqipërisë dhe në verilindje të saj janë përzgjedhur si rajonet e duhura për ta aplikuar këtë projekt i cili shpresojmë të vijojë gjatë. Investimi për shëndetin është investimi për jetën , ashtu siç rikonstruktohen rrugë e teatro, zyra e mure, jeta nis e mbaron në spitale. Vlera e pajisjeve që do të eksportohen drejt Shqipërisë me vlerë prej 500.000$ është falas por ku transporti kushton – shprehet Ina Farka, nismëtare e këtij projekti jetik. Janë rreth 826 artikuj mjekësor që do të transportohen nga Amerika e largët drejt Dibrës e Kavajës.
Eksperti ka vlerësuar nevojat e spitaleve të targetuara si pjesë e projektit ndërkohë që faza e donacioneve për mbledhjen e fondeve për transport është ende në proces. Një proces ku nuk mungojnë dhurimet e emigrantëve, simbolike dhe bujare, vlera më e madhe e të cilave është malli, dashuria dhe detyrimet për vendin amë që duket se nuk shuhen kurrë. Patriotizmi ka jo vetëm ngjyrat kuq e zi, por edhe akte si këto që kthejnë sytë andej nga varfëritë e shpirtit, të shëndetit dhe të vullnetit munden të shndërrohen në pasuri të humanizmit dhe solidaritetit. Këto 826 artikuj që do të udhëtojnë nga Amerika drejt vendit amë e më pas drejt Kavajës, Dibrës etj., etj., janë ngarkuar me tonelata malli e dashurie për vendin tonë të përbashkët që na bën të ndjehemi shqiptarë kudo jemi e mbi të gjitha humanë. Unë e pyeta Inën për shumë gjëra dhe ajo më tha thjeshtësisht: “Qëllimi i këtij projekti është shëndeti dhe jo Ina, shpresa dhe jo rrahjet e gjoksit “unë, unë”. E megjithatë unë kërkova diçka më shumë rreth saj dhe do ta përkufizoj portretin e saj human e plot vlera vetëm në atë profesional:
Doktore e shkencave juridike, aktualisht punon në departamentin Homeland Securety Immigration and Costumes Enforcement. (Ndjesë Inës për këto detaje të pjesshme që janë edhe një tjetër dëshmi se dashuria i ka sytë drejt atdheut edhe kur njeriu ndihet i plotësuar këtu.) Ajo që ne me vullnet të përbashkët duam të ndajmë me ju janë detajet e mëposhtme për çdo informacion, kureshtje kontribut apo më shumë.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post