Avokati i njohur Spartak Ngjela në emisionin “360gradë”u shpreh se ngritja e SPAK është ajo që do ndaj shapin nga sheqerin në politik. Sipas Ngjelës, edhe këtë ndërkombëtarët këtë po presin.
“I keni parë ndërkombëtarët se si thonë, ngrini Byronë Kombëtare të Hetimit, ngrini gjykatën Speciale. Sepse ata e kanë të qartë që atje do të shihen frytet e vërteta të Reformës në Drejtësi dhe jam i bindur që brenda dhjetorit do ti kemi këto institucione dhe do të shohim se si do dridhen politikanët. Nëse nuk ndodh kështu, atëher ndërkombëtarët do flasin ndryshe”, theksoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post