Një britanik shofer kamioni ka publikuar ditën e sotme disa video të shkurtra se si emigrantët që kanë hipur fshehtas në kamionin e tij i luten që të ndalojë pasi kuptuan se ai ishte nisur për në Holandë dhe jo për në Britaninë e Madhe.
Ryan Ledgister kuptoi se dy emigrantë u ngjitën në kamionin e tij kur ndaloi në një pikë karburanti në Francë.
Ai tha se ua shpjegoi emigrantëve se nuk ishte nisur për në Britani, por ata nuk lëvizën nga kamioni. Vetëm më vonë e kuptuan se kamioni vërtet nuk po shkonte në destinacionin e tyre të preferuar.
Në një moment ai e ka ngadalësuar shpejtësinë dhe u ka bërtitur emigrantëve:
‘Ju thashë! Ju thashë, por nuk më besuat! Ju po vini me mua në Holandë. Po vini në Holandë!’. Në një postim në Facebook, shoferi shkruan: ‘Ju thashë këtyre bijve të ku*vave.
Nuk jam budalla që të ndaloj ku tu dojë qejfi këtyre. Tashmë le t’ju bëhet mësim’.
‘Daily Mail’ që ka publikuar historinë shkruan se ‘Kampi i xhunglës’ që ndodhet rreth 30 milje larg nga Dunkirk, është bërë një magnet për emigrantët ku tashmë numërohen aty mbi 8 mijë burra, gra dhe fëmijë.
Emigrantë nga Afrika, Lindja e Mesme, por edhe nga Ballkani janë mbledhur aty pasi në tetor 2016 qeveria franceze mbylli një kamp në Calais.
Disa kanë kërkuar azil në Francë ndërsa shumica kërkojnë të gjitha mundësitë që të kapërcejnë për në Angli. Mes këtyre emigrantëve ka edhe shumë shqiptarë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post