Kryeministri Edi Rama ka reaguar fill pas deklaratës së kryedemokratit Basha, i cili teksa e akuzoi atë për krimin e një shtetit privat, i numëroi një sërë emrash që do të dalin para drejtësisë.
Rama me një shënim në Twitter, i shkruan jo pa ironi se tashmë ai është kapur me prasin në dorë. ‘E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy’- shkruan Rama.
Reagimi i Ramës
E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.
Diskutime rreth kësaj post