Dy net më parë një sasi eksplozivi shpërtheu pranë banesës së Xhisiela Malokut, duke alarmuar banorët e fshatit Larushk.
Pas kësaj policia dhe ekspertët e kirmeve të rënda, kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje, ku dyshimet të çojnë në disa pista.
Maloku është marrë në pyetje, por për hetimorët mbetet disi e dyshimtë dëshmia e vajzës, bashkë me qetësinë që ajo ka deponuar.
Ky fakt ka bërë që hetimorët të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtuar as pista të tjera.
Vetë Xhisiela ka deklaruar në polici se tritoli është vënë ngë PD, ndërsa ka përjashtuar si autorë familjarë të Rexhep Rrajës, ish-të dashurit të saj, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.
“Deri tani, nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin, por kemi disa pista dhe dyshimet tona. Nuk përjashtohet fakti se përmes këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërmit të ish-të dashurit. Nuk përjashtohen as pretendimet e saj, por as mundësia e një inskenimi të mundshëm”, bëjnë me dije burime nga policia.
Diskutime rreth kësaj post