Në Shqipëri për herë të parë pritet që mbikëqyrja e të burgosurve për krim të organizuar apo grupe terroriste, të jetë ekstreme.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në një konferencë për mediat, se të dyshuarit dhe të dënuarit për këto krime, por edhe ata në paraburgim, nuk do të kenë kontakte me njerëz të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa në burgjet e sigurisë së lartë do të ketë monitorim me kamera 24 orë. Rama foli për atë që në sistemin Italian quhet “41-bis”, i cili sipas tij, do të nisë të aplikohet përmes ndryshimeve ligjore.
Por çfarë është kjo platformë sigurie që do të aplikohet për kriminelët shqiptarë?
Për herë të parë të parë në Itali termi “41-bis” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.
Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.
Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jenë e kontrolluar. I vetmi komunikim që i shpëton monitorimit, është posta institucionale me pjesëtarë të parlamentit dhe me autoritetet nacionale dhe europiane dhe me institucione të drejtësisë. Tëburgosurit u ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë, transmeton Express
Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”. Në disa raste të veçanta të sëmundjeve të rënda është e mundur të jepet leje nga mbrojtësit ligjorë.
Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.
Në rast revoltash apo situatave të agravuara, ministri i Drejtësisë ka të drejtën të marrë vetë ai vendime, duke pezulluar nga funksionet drejtorin e burgut.
Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian.
Por, 41-bis ka hasur edhe kundërshti në Itali. Regjimi me siguri të fortë në burgje është menduar se cënon të drejtat dhe liritë e njeriut. Komiteti për të Drejtat e Njeriut, i OKB-së, ka pasur rezervat e veta se si një i burgosur mund t’i nënshtrohet një regjimi të tillë jo human dhe degradues, duke izoluar njeriun.
Senatori Luigi Manconi, president i Komisionit parlamentar për të drejtat e Njeriut, prej shumë kohësh e kundërshton efikasitetin e burgut “të egër”, duke thënë se shumë kufizime të bëra nga “41-bis”, janë të paligjshme. Ai nuk gjen arsye se përse një të burgosuri i duhet të ndalohet të mbajë një stilolaps edhe një bllok. “Edhe sikur të kishte, a është argumentuar ndonjëherë kjo arsye pa sens”, shprehej Manconi.
Diskutime rreth kësaj post