Moti do të vazhdojë të qëndrojë i tillë të paktën edhe për ditën e nesërme.
Edhe reshjet do të jenë lokale e kryesisht në zonat e thella malore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, edhe temperaturat do të jenë të njëjtat.
Më poshtë parashikimi i motit për pasdite dhe nesër:
Reshjet
Gjatë pasdites dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 27 °C
në vendet e ulëta: 14 / 28 °C
në vendet malore: 8 / 21°C
Era
Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare.
Rreziku i zjarreve
Nesër shumica e qarqeve do të jenë në nivelin ‘i moderuar’, vetëm në 3 qarqe pritet rrezik ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post