Para pesë vitesh, ajo kishte lënë gojëhaour jurinë e “X Factor Albania”, duke dashur me çdo kusht ta provojë këtë garë, përkundër moshës së vogël.
Ishte kjo Kanita Suma, shqiptarja nga Shkupi, e cila kishte arritur deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë ‘live’.
Ajo nuk mungoi edhe aspektin e prurjeve muzikore, teksa për vite më radhë publikoi disa projekte solo.
Në vitin 2014, Kanita mboldhi forcat së bashku me këngëtaren tjetër të njohur, Leonora Poloska, për të sjellë këngën “Digjem për ty”, me të cilën garuan në “Kënga Magjike 2014”.
Ato patën një prezantim mjaft të mirë, teksa së bashku arritën deri në finale dhe u shpërblyen me çmimin “Dueti më i mirë”.
Tani pas katër vitesh, Kanita ka vendosur të rikthehet sërish në festivalin “Kënga Magjike”, tashmë si një vajzë e rritur me pretendime të mëdha.
“S’jemi ne” titullohet balada me të cilën ajo u prezantua në fazën e parë të festivalit në “E diela shqiptare”.
E veshur me një fustan të kuq plot shkëlqim dhe pamje tërheqëse, Kanita i bëri prej vite shumë prej shikuesve të ekranit, ndërsa rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë.
Balada e saj “S’jemi ne” është punuar nga kompozitori Boban Apostolov, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Lindon Berisha.
Ndryshimi drastik i Kanitës ka rënë vërtet në sy, teksa pritshmëri të larta duket se ka edhe kënga e saj, e cila që në daljen e parë u prit mirë nga publiku.
Video:
Diskutime rreth kësaj post