Deputeti demokrat Ervin Salianji është shfaqur i nervozuar në studion e “News 24”, ku ka debatuar me gazetaren Ola Bruko. I pyetur lidhur me çështjen “Babalja” dhe konkluzionet e hetimeve në bazë të rezultateve të laboratorit britanik dhe analizave të tabulateve telefonike, ligjvënësi nuk ka pranuar asgjë.
Ai nuk ka pranuar pyetjet e gazetares mbi hetimet, duke e intimiduar drejtpërdrejtë.
“Po ju toleroj si shumë unë juve”, tha Salianji.
Bruko i ka kërkuar deputetit që të qetësohet pasi i dukej i shqetësuar, ku i kujton se ajo si gazetare duhet të bëjë çdo pyetje në interes të publikut.
Më tej, ajo ironizon duke i thënë se nuk mund të qëndrojë si “kukull” para tij dhe të dëgjojë fjalimin e tij.
“Jeni në studion time të lajmeve. Nëse me ngatërroni me një kukull, ngatërroheni rëndë zoti Salianji. Unë jam këtu për t’u bërë pyetje, ju duhet të përgjigjeni”, tha gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post