Nga SYRI.net
Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se për refuzimin që Shqipëria i bëri ofertës serbe për kompaninë telefonike ‘do të bisedojë me Ramën’, pra Vuçiç do të bisedojë edhe këtë çështje me Ramën ‘kokë më kokë’.
Rama nuk është përgjigjur, së paku duke deklaruar se ‘përgjigjen kompania serbe e ka marrë zyrtarisht nga autoriteti shqiptar që po merret me shitjen e kompanisë telefonike’, por ka lënë të kuptohet se do të flasin si zakonisht kokë më kokë edhe për këtë çështje.
Por kjo është vetëm çështja e radhës, e ndoshta vetëm prej saj do të ishte e vështirë të arrihej në përfundimin se marrëdhëniet e Ramës me Vuçiç janë të ngushta e konfidenciale, më shumë se miqësore.
Ka shumë çështje që Rama i ka biseduar me Vuçiç pa dijeni e askujt, çështje që mund të jenë me pasoja për vendin dhe shqiptarët.
Njëra prej tyre të cilën e dekonspiroi ish-kryeministri suedez Karl Bild është e ajo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, marrëzi që e Rama dhe Thaçi e gatuan së bashku me Vuçiç në kurriz të Kosovës.
Por edhe të të gjithë shqiptarëve ne rajon. Kundër Merkel. E mbi të gjitha me pasoja për destabilitetin e Ballkanit e sigurinë edhe të vendeve të tjera europiane. Pra ‘marrëdhëniet e dashurisë’ së Ramës me Vuçiç nuk është ndonjë më sekret se kanë shkuar shumë larg.
Shumë intelektualë kosovarë por edhe përfaqsues të shoqërisë civile nga Sllovenia apo vendet të tjera kanë deklaruar se Rama e Vuçiç kanë marrëdhënie konfidenciale për shkak se këshilltarë të Ramës janë personazhe në lidhje të dyshimta me Beogradin.
E ndërsa Rama është në marrëdhënie dashurie me Vuçiç ai është në marrëdhënie armiqësore me opozitën shqiptare, që ditën e parë që u ul në karriken e kryeministrit kur do të deklaronte se ‘… nuk keni parë gjë akoma…’, duke përcjellë mesazhin se do t’ju trajtoj dhe sulmoj si armiq.
Rama vazhdon të ofendojë dhe kërcënojë kundërshtarët edhe opozitarët e tij në çdo dalje televizive. Rama do të orkestronte goditjen fizike të deputetëve të opozitës brenda parlamentit përmes disa individëve me rekorde kriminale që ka futur në parlament Rilindja.
Rama ka marrëdhënie mosbesimi me Presidentin e Republikës.
Rama anashkalon dhe sillet pa respekt me Kuvendin.
Rama nuk lë vend pa ofenduar gazetarët investigativ të korrupsionit qeveritar duke i quajtur ‘media e kazanit’.
Rama nuk kurseu të përdorte Arta Marku për të kriminalizuar gazetarin që bëri publike aferën e Geron Xhafajt.
Rama orkestroi dhunë mbi Xhiseila Malokun që ajo të ndryshonte padinë për të shpëtuar Taulant Ballën. Dhe kjo listë është shumë e gjatë…
Rama është armiqësor edhe me qytetarët e thjeshtë të cilët i burgos se për shkak të varfërisë nuk paguajnë dot faturën e dritave. Rama është mizor me shqiptarët që për shkakun e tij po emigrojnë e po boshatisin Shqipërinë.
Rama ofendon gratë. Fyen të rinjtë. Tallet me pensionistët. Sillet si klloun me punonjësit e administratës publike që i mbushin me detyrim dëgjesat publike. Sillet me neveri me anëtarët e partisë socialiste. I ulëret kolegëve….
Rama sillet me arrogancë jo vetëm me shqiptarët por edhe me ato ndërkombëtarë që i tregojnë të vërtetën.
Rama vetëm me Vuçiç është i dashur….Përse?
Diskutime rreth kësaj post