Mund të quhet një hetim skandaloz dhe i falsifikuar ai i përpiluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me audio-përgjimin e Agron-Geron Xhafajt.
Në dokumentin e siguruar nga SYRI.net, që është edhe përgjigja e ardhur nga Anglia në lidhje me audio-përgjimin, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë provë se ai është i rremë, apo se është i pasaktë.
Në përgjigjen që ka mbërritur nga laboratori anglez, nuk përcaktohet dot nëse zëri është i Agron-Geron Xhafajt për shkakun se kampioni i marrë në Prokurorinë e Tiranës është shumë i dobët, ashtu edhe si audio-përgjimi i bërë publik.
Por ajo që vë në dyshim të madh vendimin e prokurorisë është fakti se sipas laboratorit Anglez, zëri i Agron Xhafajt është shumë i ngjashëm/përafërt me atë të Fredi Alizotit, personit prokuroria, Rama dhe media e tij e quajnë si aktori.
Ky vendim i prokurorisë është haptas favorizues ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Fakti që zëri i Xhafajt dhe Alizotit janë shumë të ngjashëm ngre dyshime të mëdha në lidhje me vendimin e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku.
Pasi kanë sjellë këtë përgjigje, laboratori anglez ka kërkuar audio-përgjimin origjinal dhe zërin më të pastër të Agron-Geron Xhafajt.
Por prokuroria dhe policia nuk kanë pranuar që të çojnë në Angli audiot origjinale, duke vendosur që të mbajnë përgjigjen e cila i lejon prokurorisë të vendosë ndryshe.
Fillimisht ishin zyrtarët e laboratorit italian nuk pranuan që të bënin ekspertizën e audio-përgjimit pasi nuk ishte origjinali.
Por jo vetëm kaq.
Në akt-ekspertim thuhet, se audio-përgjimi i dërguar për analizë në Angli nuk përmban bisedën e plotë, si dhe audiot nuk janë origjinale, ka mbivendosje dhe prerje.
Në këto kushte, prokuroria e drejtuar nga Arta Marku duket se ka vendosur të mos i nxjerrë telashe qeverisë dhe të zbatojë urdhrat e Edi Ramës, i cili ishte i pari që tha se në atë regjistrim nuk ishte zëri i Agron Xhafajt. /Syri.net/
Foto:
Diskutime rreth kësaj post