Fitorja e Khabib kundër McGregor u pasua me një sherr masiv në eventin UFC-229, kjo pasi Khabib fluturoi jashtë kafazit të ringut dhe u hodh sipër trajnerëve të kundërshtarit.
Kjo është cilësuar si një sjellje anti sportive dhe për këtë Komisionin e Sportit në Nevada që ka çelur një hetim për të zbardhur arsyen përse rusi Khabib Nurmagomedov doli jashtë kafazit për të sulmuar stafin e McGregor.
Për për Khabib nuk ka akuza pasi McGregor nuk pranoi ta akuzonte por gjithsesi ai nuk mund të shpëtojë pa u ndëshkuar për shkak të sjelljes gje të cilën e ka konfirmuar edhe presidenti i UFC-së, Dana White.
Për Dana White, nëse ky pezullim do të jetë mbi 1 vit, atëherë rusit do t’i hiqet titulli kampion, të cilin e mbrojti ndaj McGregor.
Ne nuk mund të veprojmë pa mësuar më parë vendimin që do të merret. Nëse pezullohet varet se për sa kohë do të jetë ai, por nëse pezullimi do të jetë i gjatë, atëherë do t’i heqim titullin”, tha White. /Albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post