Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, është dënuar me 25 vjet burg në prill të vitit 2000 për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik të vitit 1997.
Ai e kishte qëlluar atë kur viktima ishte në një makinë bashke me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.
Por ai arriti të arratisej drejtë Anglisë, ku lëviz i lirë, në Britaninë e Madhe pasi është shpehur se se ekstradimi do të dhunonte të drejtat e njeriut.
Mahmutaj është në Britaninë e Madhe prej më shumë se 20 vitesh dhe kjo ka ardhur pasi ai, përdorur 13 pseudonime të ndryshme për të mos u zbuluar, shkruan Sunday Express.
Mahmutaj u arrestua me urdhër të Interpolit në dhjetor të 2006, kur identiteti i tij u zbulua.
Ai u dënua dhe u burgos për dy vjet e gjysëm, por kërkesa për ekstradim nuk u realizua me vendimin se atij nuk i garantohej një rigjykim nëse kthehej në Shqipëri.
Pasi pagoi një garanci prej 10 mijë paundës në gjykatë, shqiptari tani është i lirë të shëtisë në rrugë për 4 orë, nga ora 11 e darkës deri në 3 të mëngjes. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post