Shiu i rënë gjatë mëngjesit të ditës së djeshme nuk i ka ndaluar disa dasmorë të vijojnë përgatitjet për të marrë siç e do zakoni, një nuse në Fier.
Madje, ata kanë rënë në sy të të gjithëve, pasi në ndryshim nga shumë dhëndurë, të cilët mburren me makinat e shtrenjta e mundësisht edhe me helikopterët që marrin në dispozicion, familja e këtij djali ka vendosur të marrë nusen në një mënyrë origjinale.
Ata kanë përgatitur disa kamionë të mëdhenj për të shkuar te shtëpia e fatlumes së re. Disa kamionë të zbukuruar bukur qëndrojnë në radhë njëri pas tjetrit, ndërsa makinat e tjera të vogla i shoqërojnë nga pas.
Boritë e tyre çajnë Fierin e në sfond nuk mungojnë as këngët e shumta. Ky veprim u ka bërë përshtypje kalimtarëve të rastit, të cilët nuk kanë nguruar të nxjerrin telefonat e të bëjnë edhe video, njërën prej së cilës e shikoni.
Video:
Diskutime rreth kësaj post