Khabib Nurmagomedov triumfoi përballë Conor McGregorit në duelin UFC 229 në Las Vegas duke mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë e peshave të lehta në këtë garë.
Por megjithëse fitoi, Khabib nuk u ndal të festonte po u sul duke goditur stafin e McGregor.
Pas këtij incidenti ka reaguar ylli britanik i MMA, John Maguire,
i cili beson se kjo ngjarje në Las Vegas ishte i planifikuar në mënyrë që të rriteshin përfitimet.
Mbrëmja e UFC 229 në Las Vegas ka qenë jashtëzakonisht e çmendur dhe ka marrë vëmendje të madhe mediatike.
Pas këtij incidenti ndeshja rrezikon te përsëritet, këtë gjë e ka kërkuar edhe irlandezi McGregor.
“Mos u shqetësoni njerëz, gjithçka do të harrohet pas disa javësh dhe pastaj do të bëhet një organizim shumë më i madh për rimeç”, ka thënë Maguire. /albeu
Diskutime rreth kësaj post