Dita e hënë paradite, do të paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta por mesdita dhe pasditja ri-sjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat Qendrore dhe Jugore.
Sipas Meteoalb, dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë kur vranëisrat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në Jug dhe më pak në zonat Qendrore. E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti mbi Shqipëri paraqitet kryesisht me kthjellime.
Temperaturat e ajrit të hënën dhe të marten sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjta sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës ndërsa e premtja sërisht rrit lehtë temperaturat në të dy ekstremumet ditore.
Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat Verilindore deri 27°C, maksimumi në Veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të tetorit).
Diskutime rreth kësaj post