Zhdukja e personave në Shqipëri është kthyer tashmë në një problem shumë të madh. Një zonjë nga Bulqiza ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj i cili është zhdukur 6 muaj më parë, por policia jo vetëm që nuk e ka ndihmuar por i ka dhënë të firmosë edhe disa letra që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.
Denoncimi i zonjës është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Babai i tre fëmijëve i zhdukur prej 6 muajve, narkopolicia në gjumë!
Lexoni mesazhin e bashkeshortes se te zhdukurit. sb
“Jam nje qytetare e Bulqizes nuk kam kontakte me bashkeshortin e femijeve nga 6 muaj dhe skam len vend pa u ankuar
Policia e qytetit te Bulqizes me kan kthyer pergjigje negative dhe nuk me japun asnje arysetim perkundrazi me kan dhen dokumenta absolutisht tjera per te firmosur.
Dhe un nga emocionimi edhe hallet e medhaja qe kam mbi supe sepse kam 3 femije edhe kam njerin femije me ftesi te kufiazuara skam asnje te ardhur familjare
Nuk kam asnje kontakt me bashkshortin tim babain e tre femijeve te cilet po i rris me teper pa buk”.
Diskutime rreth kësaj post