Nga Petrit Vasili
1. Rilindja nuk është ajo, që qeveris në asnjë moment punët e shtetit, por mafia e qeveris shtetin dhe pushtetin.
2. Rilindja krijon përditë në parlament, alibitë ligjore për legjitimimin e mafies në shtet dhe në pushtet.
3. Rilindja ndërton Buxhetin e Shtetit si një portë gjigande nga hyn dhe del paraja e mafies, si vjedhje tenderash, konçesione gjithfarësh, përvetësim pronash publike etj etj..
4. Rilindja neutralizon e copëton drejtësinë, paralizon dhe kap Prokurorinë, që mafia në asnjë mënyrë të mos dënohet e pengohet prej saj.
5. Rilindja blen mediat, që të vërtetat e mafies në pushtet të mos bëhen pronë e opinionit publik.
6. Rilindja i mbron hapur mafiozë,t sepse shtetin ua ka dhënë atyre dhe prej tyre varet.
7. Rilindja ka një Kryeministër me nje platformë e model promafie, nga e cila ai udhëhiqet dhe të cilen mafia vetë ia ka përgatitur, ndërsa Kryeministri është thjesht buratini që e shqipton, që merr meditjen për shërbimin e kryer dhe që rri në karrige për sa kohë që mafia e gjykon.
8. Rilindja e mbush administratën me të dënuar dhe të korruptuar sepse mafia punon më lehtë me ta.
9. Rilindja paralizon Policinë dhe dekurajon e godet ata që e luftojnë krimin dhe trafiqet,qe mafia te jete e qete dhe e pa penguar ne punen e saj kriminale.
10. Rilindja eshte gjithnje ne krah te pushtetarit dhe gjithmone kunder qytetarit, sepse qytetari me ndergjegje shoqerore eshte armik i mafias.
Ky eshte Dekalogu i mafies së vërtetë si shtet i Rilindjes.
Lufta pa asnjë kompromis dhe me çdo mjet kundër një shteti të tillë, që shtyn shqiptarët drejt greminës së sigurtë është legjitime, jetike, e pandalshme dhe pa kthim pas.
Diskutime rreth kësaj post