Njëri prej të plagosurve të konfliktit me armë në zonën e ish-Bllokut ditën e enjte, është edhe biznesmeni, Ervis Martinaj i cili së fundmi ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se Martinaj ka folur më shumë se një orë me hetuesit ku ka rrëfyer sipas tij të gjithë konfliktin.
Martinaj ka mohuar të ketë lidhje me konfliktin dhe thotë se gjithcka ka ndodhur mes mes viktimës, Fabian Gaxhës dhe komandos Meviol Bilo.
Ndërsa sipas tij ishte gjendur aty pasi ishte thirrur nga Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) me të cilin pretendon se ka marrdhënie korrekte.
“Unë nuk kam gisht në konflikt. Unë jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera për hetuesit Ervis Martinaj, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.
Pothuajse të njëjtën gjë ka rrëfyer edhe avokati i tij, Mirash Martini.
“Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”- ka thënë avokat i Ervis Martinit, Mirash Martini.
Diskutime rreth kësaj post