Një vrasje që ndodhi në Bllok të enjtën, përfshiu edhe këngëtaren Elvana Gjatën në ngjarjen që solli deri tek tragjedia.
Pas shumë akuzave që janë drejtuar tek Elvana Gjata, shumë fytyra publike i kanë dalur në mbrojtje këngëtares, shkruan lajmi.net.
Luiz Ejlli kishte reaguar duke i cilësuar si të pabaza akuzat në drejtim të këngëtares, e përveç tij edhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino ka reaguar përmes një videoje ku fajësonte edhe mediet, duke thënë që Elvana bën vetëm punën e saj, nuk ka bërë asgjë.
Për këtë rast ka reaguar edhe ish-banori i po të njëjtit spektakël “Big Brother”, Valer Kolnikaj.
“Edhe Elvana Gjata pervecse kengetare eshte njeri si gjithesecili nga ju/ne , fatkeqesite e gabimet jane pjese e jetes prandaj MJAFT me gjithe ato llum komentesh . Eshte e njejta Elvane qe kendon Kuq e Zi dhe qe jeni argetuar e terbuar me kenget e saj”, ka shkruar ai.
Ja postimi i tij i plotë:
Diskutime rreth kësaj post