Në Emisioni “Java në RTSH” analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi ekzistencën e një dosjeje që do të trazojë shumë ujra në Tiranë. Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.
“Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë”, tha Vangjeli.
Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike.
Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit. “Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post