Të gjitha dëshmitë e deritanishme e lidhin konfliktin e përgjakshëm në zemër të ish bllokut me ngacmimin e bërë ndaj këngëtares Elvana Gjata.
Vizion Plus raporton se mes viktimës Fabian Gaxha dhe grupit kundërshtar ka patur një konflikt që daton një muaj më parë.
Motivi i përplasjes së parë nuk dihet ende me saktësi, por hetuesit po verifikojnë të dhënat që flasin për një konflikt që lidhet me trafikun e drogës.
Duket se që nga ajo kohë, dy grupet kanë patur probleme të cilat arritën kulmin me ngacmimet e bëra nga Gaxha ndaj Elvana Gjatës mbrëmjen e 4 tetorit.
Oficerët ndërkohë nuk kanë marrë ende në pyetje një nga të plagosurit, Eljon Hato, pasi ai vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.
Ndërsa i lënduari tjetër, Ervis Martinaj, përmes avokatit, ka mohuar të ketë qenë protagonist i konfliktit.
Nga ana tjetër tre personat e grupit rival, Ervin Mata, oficeri komando i dyshuar per vrasjet Meviol Bilo dhe Fabjol Alushi, janë ende në kërkim.
Ndërsa shoku i tyre Geldo Hoti, i arrestuar në Kakavije teksa po tentonte të ikte drejt Greqisë, ndodhet ende në polici për tu marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij në ngjarje.
Krimi që tronditi Tiranën ndodhi mbrëmjen e të enjtes, kur dy grupet u përplasën me arme, duke lënë pas një të vrarë e dy të plagosur. Policia sekuestroi vë vendin e ngjarjes 11 gëzhoja, një pistoletë, 10 mijë euro, si dhe disa makina e automjete.
Diskutime rreth kësaj post