Pas bujës së madhe mediatike, pasi doli në disa emisione dhe rrëfeu historinë dhe marrëdhëniet me djalin e deputetit socialist, Xhisiela Maloku u shpreh se ngjarja i ka shkaktuar stres, depresion dhe ka humbur 12 kilogram nga masa trupore.
Megjithatë një fotografi e postuar prej saj disa orë më parë në rrjetet sociale ka shqetësuar jo pak miq të saj.
Është e paqartë se për çfarë arsye ka shkuar Xhisiela në një prej spitaleve private në vend, ndërsa sot flitet se do të shfaqet sërish në një emision televiziv.
Priten të tjera detaje nga ngjarja.
Diskutime rreth kësaj post