Një defekt është konstatuar në avionin e linjës Venecia-Tiranë.
Avioni i linjës Blu Panorama ka pësuar defekt në ajër, vetëm 20 minuta pasi është ngritur në fluturim.
Defekti është vënë re në momentin kur avioni ka qenë duke fluturuar mbi Kroaci.
Në bordin e avionit që ka pësuar defekt mësohet se ndodheshin rreth 200 pasagjerë, shumica prej të cilëve shqiptarë.
Ulja e detyruar e avionit mësohet se ishte thënë se do të ndodhte në Pecara, por më pas janë ulur ne aeroportin e Ankonas.
Pasagjerët janë shprehur për Fax News se nuk kanë marrë asnjë informacion për kohën kur do të rinisen në fluturim, dhe janë detyruar të presin me orë të tëra në Ankona.
Problemet me linjën Blu Panorama kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, dhe qytetarët janë detyruar që të humbasin orë të tëra, pas shtyrjes së fluturimeve apo defekteve të tilla.
Diskutime rreth kësaj post